Politike

“Rrezikoni negociatat”, Balla i përgjigjet ‘këcënimit’ nga CDU/CSU: PS po çon përpara marrëveshjen e 5 qershorit

14 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
“Rrezikoni negociatat”, Balla i përgjigjet

TIRANË-  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së nënkryetar i Grupit të CDU-CSU në Bungestagun gjerman, Johann David Wadephul, i cili bëri thirrje që reforma zgjedhore të miratohet në Parlament pa ndryshime.

Balla në një postim në mediat sociale shkruan se Partia Socialiste është duke punuar për të bërë një marrëveshje të suksesshme për të dyja opozitat.

 “PS është duke punuar shumë për të bërë një marrëveshje të suksesshme për të dyja opozitat. Ne po e çojmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit & plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe kandidatin! PS meriton përgëzime për këtë“, shkruan Balla.

Nënkryetari i i grupit të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan Wadephul, ka bërë një koment të ashpër pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Komisionin e Ligjeve, që parashikojnë hapjen pjesore të listave dhe heqjen e koalicioneve. Në një deklaratë për mediat, Wadephul shprehet kundër qeverisë dhe Kuvendit dhe bën thirrje që të tërhiqen nga kjo nismë pasi në të kundërt do të bllokohen negociatat për në Bashkimin Evropian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve johan wadephul kuvendi shqyrton kerkesen e opozites taulant balla hapja e listave dhe heqja e koalicioneve johan wadephul kuvendi shqyrton kerkesen e opozites taulant balla

Sondazh

Poll