Aktualitet

Prej ditësh pret në radhë për të aplikuar për dëmet e tërmetit, e moshuuara shpërthen në lot para kamerës: Po na soro

14 Korrik 2020, 17:24 Nga DOSJA
Prej ditësh pret në radhë për të aplikuar për

DURRËS- Që në orët e para të mëngjesit me dhjetëra qytetarë rendin në dyert e Prefekturës së Qarkut Durrës për të dorëzuar dokumentacionet në lidhje me dëmet që tërmetet e vitit të kaluar kanë lënë në banesat e tyre. Një prej banoereve që po kërkon të plotësojë dokumentacionin pranë zyrave të bashkisë është shprehur e revoltuar dhe është përlotur para kamerave.

Shkon tek komuna e na thonë u fshinë ato letrat. Ne i kemi bërë dy herë letra, këta na thonë u fshinë, pastaj na thonë që duhen online, çfarë i kërkon një 80-vjeçari online që ka 10 ditë që ka dalë nga izolimi. Çfarë online kërkojnë ata. Tani nuk na japin orientim se se çfarë duhet të bëjnë, por na dërgojnë sa në një zyrë në një tjetër, turp të kenë, turp të kenë”, shprehet e revoltuar qytetarja.

Pavarësisht thirrjeve për zbatim masash për distancimin fizik apo protokolleve shëndetësore kjo është pothuajse e pamundur të ndodh aty ku qytetarët detyrohen të presin në radhë që në orët e para të ditës, për t’u pajisur fillimisht me numra rendorë e më pas me dorëzimin e dokumenteve, shkruan A2 CNN.

Nga ana tjetër qytetarët shprehen të indinjuar nga ndryshimet e herë pas hershme të procedurave të aplikimit dhe metodave online, qe për ta janë pothuajse të pamundura për t’u përdorur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e durresit demet e termetit termeti ne durres banoret e durresit demet e termetit termeti ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 17:06

TIRANË- Prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli nuk u paraqit as të martën në seancën dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikim...