Aktualitet

Austria fut në listë të kuqe Shqipërinë për shkak të Covid-19, pezullon fluturimet nga data 16 deri më 31 korrik

14 Korrik 2020, 16:39 Nga DOSJA
Austria fut në listë të kuqe Shqipërinë për shkak

AUSTRI- Austria së fundmi ka ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria nga data 16 deri në 31 korrik duke qenë se numri I rasteve të reja po rritet dita ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në Vjenë  e cila ka njoftuar se me vendosjen e rregullave të reja nga Ministria austriake e Shëndetësisë  e ndalimit të fluturimeve drejt Austrisë zgjerohet me 10 vende të reja, dhe numri në total i shteteve që nuk do të lejohen të futen në Austri ka shkuar në 18 ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë se, Austria do të pezullojë fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri në datën 31 korrik 2020!

Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit të fluturimeve drejt Austrisë zgjerohet me 10 vende të reja, duke e çuar në total numrin e ndalimeve në 18. Në listën e ndalimit të fluturimeve do të përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.

Bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë me leje qendrimi në Austri dhe të gjithë të interesuarve të marrin masa të menjëhershme për të shmangur bllokimin e tyre!

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet austri koronavirusi ne shqiperi pezullohen fluturimet austri koronavirusi ne shqiperi pezullohen fluturimet

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 15:25

SHKODËR– Detaje bëhen me dije nga plagosja e drejtorit të UKT-së, Mark Molla dhe të të birit, Kristjanit. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëz...