Politike

Përkeqësimi i situatës së COVID-19, Duma fajëson Ramën: Hodhi poshtë sakrificën e qytetarëve, pasuroi oligarkët me ten

14 Korrik 2020, 13:19 Nga DOSJA
Përkeqësimi i situatës së COVID-19, Duma fajëson

TIRANË -Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka akuzuar qeverinë për përkeqësimin e situatës së COVID-19. Nëpërmjet një video të postuar në Facebook, Duma shprehet, se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon, duke shtuar, se sakrifica e shqiptarëve të cilët u izoluan gjatë muajve të pandemisë shkoi kot.

Ndër të tjera, Duma akuzon kryeministrin Edi Rama, se e shfrytëzoi pandeminë, për të pasuruar oligarkët nëpërmjet tendera sekret dhe koncesioneve. Gjithashtu ajo ka vijuar duke thënë, se ndihma ekonomike direkte e qeverisë për qytetarët ishte më e ulëta në rajon.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme u shënuan 96 raste të reja, ndërsa humbën jetën edhe 2 pacientë të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruar 90 pacientë, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike covid-19 covid-19 ne shqiperi edi rama grida duma covid-19 covid-19 ne shqiperi edi rama grida duma

Sondazh

Poll