Bota

Vdes nipi i Elvis Presley në moshën 27-vjeçare , arsyet mbeten mister

14 Korrik 2020, 16:09 Nga DOSJA
Vdes nipi i Elvis Presley në moshën 27-vjeçare , arsyet mbeten

AMERIKË- Benjamin Keough, djali i  këngëtares së njohur amerikane Marie Presley ka ndërruar jetë ditën e dielë në moshën 27-vjeçare.

Sipas mediave të huaja nipi i Elvis dhe Priscilla Presley mendohet se i ka dhënë fund jetës së tij për shkaqe ende të panjohura. Lajmin e trishtë e bëri të ditur menaxherja e tij Lisa Marie.

“Ajo është zemërthyer, e shkatërruar, nuk mund të ngushëllohet por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjaket 11-vjeçarë dhe vajzën e madhe, Riley-n. Ajo e adhuronte të birin, ishte dashuria e jetës së saj.” -deklaroi menaxherja.

Mediat kanë raportuar se 27-vjeçari kishte vendosur të ndiqte hapat e gjyshit të tij Elvis në muzikë megjithëse nuk publikoi kurrë asnjë material muzikor. Ngjashmëria e tij me Elvis Presley ishte e mahnitshme dhe fansat e këngëtarit të ndjerë kërkonin gjithmonë foto me të.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin keough benjamin keough

Sondazh

Poll