Bota

“Lufta” me sulmet kibernetike/ 23-vjeçari nga Korça që sfidoi hakerat në Zvicër

14 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
“Lufta” me sulmet kibernetike/ 23-vjeçari nga Korça

ZVICËR– Sulmet kibernetike janë një temë teje delikate për çdo shtet në mbarë botën. Ditë pas dite në mediat e huaja po jo vetëm është parë që  edhe shtetet më të fuqishme të botës janë goditur nga hakerat.

Këto të fundit gjenden kudo dhe nuk njohin kufij, por zgjuarsia e tyre në teknologji arrin të prekë edhe tek të dhënat më sekrete të shumë liderëve në botë.

Sëfundmi  gjatë kohës së koronavirusit, sulme kibernetike janë bërë edhe më të shpeshta duke shfrytëzuar situatën kaotike të vendeve, dhe duke sulmuar edhe sistemet e tyre shëndetësore e duke vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve.

Sot 23-vjeçari shqiptar  Mikel Grabocka me origjinë nga Korça ka folur në lidhje me këtë temë  në emisionin “Wake Up”.

Prej vitesh ai jeton në Zvicër, ku edhe studion për master në shkenca kompjuterike në Universitetin e Politeknikut në Zyrih.

23-vjeçari ka qenë pjesë e një eventi shumë të rëndësishëm, Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge, ku ai së bashku dhe më anëtarët e grupit që përfaqëson, grupi ” Idonea” arritën që të shpalleshin fitues (të çmimit të tretë), ku sfiduan një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende evropiane por jo vetëm.

“Ishin 20 grupe pjesëmarrëse dhe në mos gabohem ishin 9 shtete anëtare, kryesisht nga Europa. Ishte një grup nga Amerika dhe për herë të parë një nga India.”- është shprehur Mikeli, i cili ka qenë lideri i  këtij grupit.

Më tej ai ka folur edhe për vështirësinë që hasen për të mundesh një sulm kibernetik

“Eventi ku morëm pjesë është më shumë strategjik sesa teknik, që do të thotë ne nuk ishim para një kompjuteri duke programuar, po ne ishim para një kompjuteri duke mbledhur informacione, duke diskutuar, pasi propozimet tona i shkonin një organizmi evropian, Komitetit politik dhe të politikës e sigurisë. Ishte për të bërë lidhjen midis ekspertëve në fushë dhe vendimmarrësve në qeveri. E duke qenë se kalonte edhe kufijtë, duhet dikush që të marrë vendime. Sfida ishte me 3 faza.”-tha Mikeli.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mikel grabocka sulmet kibernetike zyrih mikel grabocka sulmet kibernetike zyrih

Sondazh

Poll