Bota

 Ditë e zezë për Kosovën/ Shënohet viktima e katërt nga Covid-19  brenda ditës së sotme

14 Korrik 2020, 16:23 Nga DOSJA
 Ditë e zezë për Kosovën/ Shënohet viktima e

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.

Ky lajm vjen në një kohë kur brenda ditës së sotme kanë vdekur edhe tre persona të tjerë si shkak i koronavirusit.

Në postimin e tij në Facebook Lladrovci shkruan se kjo është një ndër ditët më të rënda në komunën e Drenasit që  prej shpërthimit të pandemisë.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.  Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.  Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.  Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtares së dashur të familjes.  Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.  Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.  Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.  Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!“-thuhet në postimin e Lladrovcit.

Ndërkohë kujtojmë se Kosova është një ndër vendet më të prekura nga virusi ditët e fundit ku është parë një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19, ku për këtë shkak qeveria ka ndërmarrë masa të reja në përpjekje të frenimit të virusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll