Bota

Konfirmohet, Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë për vendet e BE-së

14 Korrik 2020, 15:43 Nga DOSJA
Konfirmohet, Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë për vendet e

BOSNJE– Bosnje dhe Hercegovina ka njoftuar ditën e sotme se do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen.

Ndërkohë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija ka thënë se gjatë hyrjes në territorin e Bosnjës, udhëtarët nga këto vende, duhet të posedojnë një test negativ për koronavirus.

“Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë”, tha Tegeltija.

Kujtojmë se Bosnja, i ka mbyllur kufijtë për qytetarët e BE-së para katër muajsh dhe vetëm nga  1 qershori, ajo ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, pa kufizime shtesë, dhe në përputhje me masat epidemiologjike të nxjerra nga institutet epidemiologjike.

Të martën në Bosnjë dhe Hercegovinë janë konfirmuar 189 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Burimi: kosova.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bosnje hercegovine koronavirusi ne bosnje hercegovine

Sondazh

Poll