Aktualitet

“Kam hall, 16 vite që s’flet, s’ka shkuar kurrë në shkollë”, historia e djalit autik, babai apel për ndihmë (VD)

6 Prill 2019, 07:10 Nga DOSJA
“Kam hall, 16 vite që s’flet, s’ka shkuar kurrë

Tiranë- Franc Kaci është babai i tre fëmijëve, por që ka kaluar shumë vështirësi në jetë. Një nga fëmijët e tij, djali 16-vjeç, ErisIoni është autik dhe me probleme të theksuara mendore.

Ai tregon se i biri ka 16 vite që nuk flet, nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, nuk mund të hajë vetë, madje dhe të kryejë nevojat personale. Ai bëri thirrje për ndihmë pasi jeta me një të sëmurë në shtëpi edhe e vështirë dhe duhen edhe para.

Në historinë e publikuar në ERTV Kacit i jepet një pension në muaj nga shteti. “Situata që keni në shtëpi është pak më e lehtë por dihet halli që ne kemi por situata është me stabilizuar si ekonimisht dhe psikologjikisht.”, shprehet ai.

Thirrja e Franc Kacit për ndihmë 

Quhen Franc Kaci dhe jam babai i tre fëmijëve. Për fatin tonë të keq si prindër dhe si familje djali jonë Erisioni ka lindur me autizëm të formës së rëndë. Unë do t’u drejtohem ju që të bëni të mundur një trajtim të veçantë pasi sipas diagnozave mjekësore, rasti i djalit tonë nuk është thjesht një fëmijë autik  por vuan edhe nga probleme të tjera shëndetësore si turbullime dhe prapambetje të theksuar mendore. Erisioni është vetëm 16-vjeç dhe nuk ka shkruar asnjëherë nuk në shkollë. Ai nuk flet, nuk vishet dot, nuk ha  dhe as nuk kryen nevojat biologjike vetë.

 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 vjecari autik franc kaci thirrja e babait për ndihmë 16 vjecari autik franc kaci thirrja e babait për ndihmë

Sondazh

Poll