Aktualitet

Protesta e Astirit/ Balliu: Kukësi është i joni, Rama i vendosi traun

5 Prill 2019, 19:02 Nga DOSJA
Protesta e Astirit/ Balliu: Kukësi është i joni, Rama i vendosi

TIRANË– Banorët e zonës së Astirit kanë nisur edhe mbrëmjen e sotme protestën kundër projektit “Unaza e Madhe”, e cila ka nisur prej pesë muajsh. Në mbështetje të protestuesve ishte edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili në fjalën e tij theksoi se Shqipëria nuk ka më kryeministër, sipas tij.

Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushuar mendjen qytetarëv se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj të qëndrojmë në këtë qëndresë histrorike që i dha shpresë çdo qytetari.

Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës.

Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë  në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re,”- tha Balliu.

Më tej ish-deputeti komentoi edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kukës. “Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun,”– tha Balliu. 

Ditën e sotme, kryeministri Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior. Gjithashtu në fjalën e tij, Rama kërkoi edhe falje lidhur me taksën e vendosur në Rrugën e Kombit.

Disa orë pasi Rama të hynte në qytet mbështetësit e PD bllokuan Rrugën e Kombit, aty ku pritej të kalonte edhe kryeministri. Ky i fundit për të shmangur përplasjen, zgjodhi të shkonte në Kukës me helikopter.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu protesta e astirit protesta kunder unazes se madhe unaza e madhe klevis balliu protesta e astirit protesta kunder unazes se madhe unaza e madhe

Sondazh

Poll