Aktualitet

Prefekti Pjetri ‘kërcënon’ drejtorët rajonalë në Shkodër: Askush nuk është i paprekshëm

5 Prill 2019, 19:13 Nga DOSJA
Prefekti Pjetri ‘kërcënon’ drejtorët rajonalë

SHKODËR- Prefekti i Qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri, ka mbledhur sot në një takim të gjithë drejtuesit e institucioneve ku në fokus ka qenë sezoni turistik. Në këtë takim prefekti Pjetri ka qenë tejet kritik duke i bërë një “dush” drejtorëve lidhur me punën e tyre dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Prefekti Pjetri pas mbledhjes deklaroi se asnjë nga drejtorët nuk është i paprekshëm ndërsa i ka kërkuar që të shtojnë sportelet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët duke qenë se fluksi shtohet edhe si shkak i ardhjes së turistëve apo shqiptarëve që jetojnë në shtetet e tjera.

 “Sapo përfunduam një takim me drejtorët vendorë, drejtorët rajonalë të qarkut Shkodër. Fokusi i punës tonë dhe detyrat kryesore që ne iu lamë sot drejtorëve rajonalë ishte përgatitja e një plani të detajuar pune nga secila drejtori rajonale. Pasi ne shumë shpejt do të përballemi me sezonin e ri turistik dhe çdo drejtor rajonal në qarkun Shkodër është i detyruar tashmë të përgatisë një plan të detajuar pune me afate konkrete kur do realizohen dhe personi përgjegjës për këtë plan do të jetë drejtpërdrejt drejtuesi i drejtorisë rajonal në mënyrë që përgjegjësia të shkojë tek drejtori. Ky ishte fokusi kryesor i takimit tonë të sotëm”, deklaroi Pjetri.

Ai deklaroi se një pikë tjetër që u diskutua me drejtorët rajonalë është kryesisht për zyrat e shërbimit. Më tej shtoi se çdo zyrë shërbimi do të shtojë sportele në ofrimin e shërbimeve gjatë sezonit turistik.

U urdhëruan menjëherë që çdo drejtori rajonale të shtojë sportele në zyrat e shërbimit. Pasi tashmë ne presim një fluks të shtuar. Janë emigrantë që kthehen në vendet e tyre, qytetarë të shumtë që vizitojnë qarkun tonë shumë të bukur. Çdo zyrë shërbimi do të shtojë sportele në ofrimin e shërbimeve, sepse qytetari kur të vijnë në zyrat e shërbimit nuk duhet të presë gjatë për të marrë shërbimin e tyre, por shtimi i sporteleve do të jetë një vlerë e shtuar dhe shërbimi do të ofrohet në mënyrë të shpejtë te qytetari.

Iu bë e ditur të gjithë drejtorëve rajonalë që asnjëri prej tyre nuk është as i pazëvendësueshëm as i paprekshëm. Asgjë personale me asnjërin prej tyre, por thjesht secili drejtor duhet të marrë masa për përballimin me sukses të sezonit turistik verë 2019 dhe për ushtrimin e detyrave të tij funksionale. Fokusi jonë vazhdon është dhe do të jetë banori i qarkut tonë Shkodër”, deklaroi Prefekti Pjetri.

Prefekti Pjetri u emerua në krye të këtij institucione të henën ndërkohë që sezoni turistik duket se është sfida e parq e tij. Valdrin Pjetri më parë ka qenë në krye të Hipotekës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kercenimi per drejtoret prefekti i shkodres sezoni turisitik valdrin pjetri kercenimi per drejtoret prefekti i shkodres sezoni turisitik valdrin pjetri

Sondazh

Poll