Aktualitet

Shembja e pallatit 28-katësh në Golem/ Ndërtuesi Enver Shala kërcënon inxhinierin, shpallet në kërkim

6 Prill 2019, 05:53 Nga DOSJA
Shembja e pallatit 28-katësh në Golem/ Ndërtuesi Enver Shala

Durrës- Nga Instituti i ndërtimit është marrë vendimi që të prishet pallati 28-katësh që është në vijën e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës, në Durrës. Ky vendim është marrë pasi konstatohet se ky objekt ka probleme të shumta duke rrezikuar shembjen, ndërkohë që edhe leja e ndërtimit është shkelur. 

Pas këtij vendmi drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, Enver Shala, i cili është shpallur në kërkim policor.

Historia e ndërtimit të këtij pallati

2 vite më parë këtij pallit iu shtuan konstruksionet metalike për t’u ndërtuar 3 katet e fundit, por ato u shembën duke rrezikuar edhe jetëne banorëve të pallatit. Në vitin 2017, Enver Shala u ndalua nga Policia e Durrësit dhe u hetua në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Të njëjtit sipërmarrës i është prishur edhe një tjetër objekt, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës, në vitin 2013. Ai po ashtu është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30-katësh në afërsi të Portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kërcënohet agron hysenlliu shembja e pallatit 28-katësh shpallet në kërkim enver shala kërcënohet agron hysenlliu shembja e pallatit 28-katësh shpallet në kërkim enver shala

Sondazh

Poll