Politike

“Lini uniformën dhe merrni vota për PS-në”/ “Siguria” rrëzoi dekretin e Metës, Tedi Blushi publikon videon e Ramës

14 Korrik 2020, 12:51 Nga DOSJA
“Lini uniformën dhe merrni vota për PS-në”/

TIRANË– Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e procesit të Vettingut në Polici, ndërkohë që një reagim ka ardhur edhe nga Presidenca. 

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi ka publikuar një video nga fushata e Partisë Socialiste në vitin 2017 kur kryeministri Edi Rama u bëntë thirrje efektivëve të Policisë që të grumbullonin vota për PS-në. 

I bëj thirrje të gjithë punonjësve, në momentin që lënë uniformën të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste,“-shprehej Rama më 16 qershor të 2017.

Mbi video, për të “provuar” edhe shqetësimin e presidentit Meta, Blushi i shkruan ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, se Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng me Vettingun për t’i shërbyer PS-së në fushatën e ardhshme.

Një kujtesë për z.Lleshaj! Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë!,”-shkruan Blushi.

POSTIMI I PLOTË:

Në arsyetimin e tij për kthimin e dekretit, Meta shkruante se “Zgjatja e afatit të Vettingut vjen në kohën kur vendi shkon në zgjedhje të përgjithshme“, duke e shprehur hapur shqetësimin për “blutë” e vendit. Sot, nga Komisioni i Sigurisë, Lleshaj iu përgjigj se nuk kishte asnjë rrezik të tillë, dhe se presioni që krijohej nga Vettingu ishte i mirë dhe me sens ndërgjegjësues.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni për sigurinë kombëtare sander lleshaj tedi blushi vettingu ne polici komisioni për sigurinë kombëtare sander lleshaj tedi blushi vettingu ne polici

Sondazh

Poll