Sport

Infektohet me COVID-19 klubi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër, rrezikojnë ndërprerjen e Super Ligës

13 Korrik 2020, 19:01 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 klubi i futbollistëve shqiptarë në

ZVICËR- Skuadra e Zyrich është prekur nga COVID-19 ditët e fundit. Të infektuar janë 6 lojtarë si dhe presidenti i klubit, Ancillo Canepa. Në këtë skuadër luajnë edhe 6 futbollistë Shqiptarë si Toni Domgjoni, Lavdim Zumberi, Shpëtim Sulejmani Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu ku  tre të fundit janë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

I infektuari i parë i skuadrës ishtë Mirlind Kryeziu, dhe që pas tij erdhën infektime të tjera përfshirë këtu edhe presidentin e klubit. Pas një situatë e till aspak të mirë skuadra rrezikon edhe vijimin e Super Ligës.  Në një deklaratë për Blick, presidenti i Sion, Christian Constantin tha se kampionati duhet të ndërpritet menjëherë.

Shtyrja e ndeshjeve Zurich-Sion dhe Basel-Zurich, krijon probleme të pakapërcyeshme. E lamë Kupën e Zvicrës për në gusht, pasi nuk përballohet në aspektin mjekësorë të luhet çdo dy ditë.Si do t’ia bëjmë për të rikuperuar ndeshjet e shtyera? UEFA kërkon që kampionatet të mbarojnë deri në datë 3 gusht, Baseli luan në Europa League në 5 gusht, kështu që mbyllja e kampionatit është zgjidhja e vetme”, tha ai.

Në lidhje me situatën e krijuar në klubin e tij ka folur dhe presidenti i Zurich, ku i ka dalë në mbrojtje lojtarit Shqiptar. “Mirlind Kryeziu ka pasur një sjellë shembullore, të përgjegjshme dhe prej profesionisti. Sapo i janë shfaqur simptomat, ai i është nënshtruar tamponit.Për shkak të viralitetit të lartë të virusit të koronës, gjithmonë ekziston një rrezik i caktuar i mbetjes së infeksionit. Nuk është provuar se Mirlindi ishte i pari futbollist i joni që u prek nga koronavirusi”, tha ai. Federata Zvicerane e Futbollit ende nuk ka marrë një vendim nëse do të ndërpritet kampionati apo gjithçka do vijojë sipas parashikimit.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancillo canepa mirlind kryeziu toni domgjoni ancillo canepa mirlind kryeziu toni domgjoni

Sondazh

Poll