Politike

LLOGARITË/ Rama u tall me opozitën parlamentare, si do t’i vendosë sërish partia emrat fitues në çdo qark, listat do të

14 Korrik 2020, 12:11 Nga DOSJA
LLOGARITË/ Rama u tall me opozitën parlamentare, si do t’i

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord për të ndërhyrë në Kushtetutën e vendit për të ndryshuar listat, duke e sanksionuar kështu në Kushtetutë hapjen e listave, (vota parapëlqyese në dyshime 2/3). Pra listat nuk do të hapen plotësisht, siç edhe u “trumpetua” në fillim.  Në draftin e miratuar ditën e sotme listat e hapura shtrihen vetëm për 2/3 e listave, ndërkohë që 1/3 e listës caktohet në mënyrë të pandryshueshme nga partia.

“Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumemërore. Parashikimi në Kushtetutë i votës parapëlqyese  në 2/3 e listës, vendos një dysheme e cila bën të mundur rritjen e standardit të konkurueshmërisë dhe garanton, përveç të tjerave, përfaqësimin gjinor – thuhet në draftin e miratuar paraditen e sotme.

Pra listat janë pjesërisht të hapura, dhe pikërisht ata që propozuan ndryshimet në Kushtetutë (opozita e re) nuk do të përfitojnë asnjë deputet në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2020. Vetëm pjesë e mandateve është e sigurt, pikërisht ajo 1/3 që i takon emërimit nga partia. Pjesa tjetër e emrave do të luftojnë për shumë pak vende.  

SHEMBULL

Në qarkun e Fierit janë 16 deputetë. Partia Demokratike vendos 5 emra në listë (1/3 dysheme që i garantohet nga propozimi i opozitës së re), ndërsa 11 të tjerë janë në listë të hapur.  Edhe Partia Socialiste po njësoj, 5 kandidatë të propozuar dhe 11 me listë të hapur. Po njësoj edhe LSI apo partitë e tjera të vogla. Në këtë rast, supozojmë se Partia Socialiste fiton 9 mandate në Fier nga 16. Pra PS, vetëm 4 mandate i merr nga lista e hapur, 5 i ka të garantuar nga 1/3. Partia Demokratike fiton 6 mandate nga 16. Vetëm 1 mandat merr PD nga lista e hapur. Të dyja partitë e mëdha marrin 1/3 secila duke mbushur 2/3, që përkthen në 13 mandate, PD dhe PS bashkë. Kësisoj, hapësira e lënë për partitë e vogla dhe ato të reja është vetëm 3 mandate.  Kjo është “thela e tortës” për të cilën mund të luftojnë partitë e vogla dhe ato të reja. 

Dhe për këtë pjesë nuk ka asnjë reagim nga opozita parlamentare, e cila ka rënë dakord sot në Komision, edhe pse me një formulë të tillë shanset për të nxjerrë një deputet janë të vogla. Lista e mbyllur me 1/3 është ajo pikërisht ajo që i duhet PS-së…

Edhe në parim mban fjalën për hapjen e listave (edhe pse ashtu siç thotë Rama; djalli fshihet në detaje), edhe shkakton probleme në hartimin e listës shumëemërore të opozitës. Po ashtu në të njëjtën kohë “sposton” me propozimet e saj, opozitën e re.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave komisioni i ligjeve ligji per ndryshimet ne kushtetuese ndalimi i koalicioneve hapja e listave komisioni i ligjeve ligji per ndryshimet ne kushtetuese ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll