Politike

“E rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës,”/ Meta takon Arben Shehun, i jep “porosinë

14 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA
“E rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm

TIRANË– Presidenti  Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, të cilin e ka uruar me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.

Gjatë takimit në Presidencë, Meta i ka uruar suksese në detyrën e re Shehut në mënyrë që veprimtaria e Kontrollit të Lartë të Shtetit të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij. Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi,” – theksoi kreu i Shtetit.

Gjithashtu presidenti Meta theksoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Nga ana e tij Shehu, garantoi presidentin për ushtrimin me transparencë të funksioneve kushtetuese të institucionit për të cilin është votëbesuar ta drejtojë, në mënyrë profesionale dhe të depolitizuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben shehu ilir meta kreu i klsh arben shehu ilir meta kreu i klsh

Sondazh

Poll