Bota

​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve

14 Korrik 2020, 14:37 Nga DOSJA
​Para takimit në Bruksel, Hoti takon përfaqësuesit e

KOSOVË– Dy ditë para takimit në Bruksel Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një diskutim me përfaqësuesit e institucioneve për çështjen e të zhdukurve.

Sipas mediave vendase thuhet se në këtë takim, të pranishëm ishin kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi dhe përfaqësuesi i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të të pagjeturve, Ahmet Grajqevci.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve e njoftuan kryeministrin Hoti për zhvillimet e deritanishme në procesin e gjatë e të vështirë të të pagjeturve, për sfidat aktuale në këtë proces dhe për synimet e mëtejme në përshpejtim dhe përfundim të procesit.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll