Bota

U infektua me Covid-19/ LDK: Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës ështe shumë e mirë

14 Korrik 2020, 12:46 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19/ LDK: Gjendja shëndetësore e Isa

KOSOVË– Të premten e javës së kaluar, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Isa Mustafa bëri vet me dije lajmin se  është infektuar nga koronavirusi. Ndërkohë ditën e sotme përmes një deklarate  LDK-ja ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Mustafës tashmë është shumë e mirë.

Ky lajm është bërë me dije nga zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi e cila është shprehur se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.

 “Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin.”- është shprehur ajo.

Kujtojmë se në postimin që vet Mustafa bër për të njoftuar se ishte infektuar me koronavirus, theksoi se  përveç një plogështie, nuk ndjente asgjë tjetër.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”- shkroi Mustafa.

Në Kosovë janë infektuar një numër i relativisht i lartë me deputetë, ku deri më tani kanë njoftuar se janë infektuar me virus,  Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Driton Selmanaj kurse nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove isa mustafa isa mustafa me covid-19 koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll