Bota

Huawei 5G duhet të hiqet nga Britania e Madhe deri në vitin 2027

14 Korrik 2020, 13:06 Nga DOSJA
Huawei 5G duhet të hiqet nga Britania e Madhe deri në vitin 2027

BRITANI E MADHE-  Britania e Madhe do të ndalojë blerjen e pajisjeve të reja Huawei 5G pas 31 dhjetorit, ndërsa njoftohet se ata gjithashtu duhet të heqin të gjithë aktivitetin e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027. Ky lajm është bërë me dije nga sekretari Oliver Dowden i cili ka bërë këtë deklarat para Dhomës së Komunave.

Ai ndjek sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, i cili pretendon se firma paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare, akuzë të  cilën Huawei mohon. Ndër  të tjera ai ka thënë se kostoja kumulative e kësaj, dhe kufizimet e mëparshme të shpallura kundër Huawei në fillim të vitit, do të shkonin deri në 2bn.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është i duhuri për rrjetet e telekomit në Britaninë e Madhe, për sigurinë tonë kombëtare dhe ekonominë tonë, si tani edhe për një plan afatgjatë.”- tha ai.

Për shkak se sanksionet amerikane prekin vetëm pajisjet e reja, qeveria nuk beson se ekziston një justifikim i sigurisë për heqjen e pajisjeve 2G, 3G dhe 4G të furnizuar nga Huawei.

Huawei tha: Lajm i keq për këdo në Mbretërinë e Bashkuar me një telefon celular Huawei , që ka kërcënuar të transferojë Britaninë në korsinë dixhitale të ngadaltë, të shtyjë faturat dhe të thellojë ndarjen dixhitale.

Qeveria dëshiron që operatorët të “largohen” nga blerja e pajisjeve të reja Huawei për t’u përdorur në rrjetin me fibër të plotë. Dowden tha që ai priste që kjo të ndodhte brenda dy viteve.

Ai shpjegoi se po jepej kohë shtesë për brezin e gjerë në mënyrë që të shmangte Britaninë e Madhe të varur nga Nokia si furnizuesi i vetëm i disa pajisjeve.

 Shqetësimet e çipave

Britania e Madhe rishikoi për herë të fundit rolin e Huawei në infrastrukturën e telekomunikacionit në janar, kur u vendos që firma të mbetet një furnizues. Ndërkohë në maj Shtetet e Bashkuara futën sanksione të reja të krijuara për të prishur aftësinë e Huawei. Kjo bëri që zyrtarët e sigurisë të konkludonin se ata nuk mund të siguronin më origjinalitetin e produkteve të saj.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota huawei ne britani huawei ne britani

Sondazh

Poll