Bota

Lufta kundër Covid-19/ Autoritetet italiane japin shpresë: Tani kemi ‘armë’ të forta për të luftuar por… rruga ësht

14 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
Lufta kundër Covid-19/ Autoritetet italiane japin shpresë: Tani kemi

ITALI- Filippo Drago, profesor i farmakologjisë dhe drejtor i njësisë operative të farmakologjisë klinike në Katania, në Itali  ditën e sotme ka folur në lidhje me koronavirusin i cili ka thënë se tashmë ne kemi ‘armë’ për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse të cilat mund të përdoren për trajnimin e pacientëve që janë të prekur nga virusi

 “Sot Covid-19 nuk është më një armik pa fytyrë dhe, mbi të gjitha, kemi armë për tu mbrojtur me ilaçe “ripozicionuese”, domethënë, të dizenjuara për të trajtuar patologji të tjera si psh me ilaçin remdesivir, antiviral i lindur për të luftuar sëmundjen Ebola dhe që asnjëherë nuk doli në treg, sepse ende po testohet dhe që më 25 qershor, Agjensia Evropiane e Barnave (Ema) e autorizoi atë për trajtimin e pneumonisë nga koronavirusi. Remdesivir është ilaçi i parë i njohur si efektiv kundër Covid nga i gjithë komuniteti shkencor dhe agjensitë rregullatore. Ndoshta do të aprovohet vetëm për përdorim spitalor, prandaj nuk mund të përdoret për pacientët që janë të izoluar në shtëpi me forma jo serioze”.- është shprehur ai.

Në një intervistë për mediat e huaja ai është pyetur se se cilat ilaçe të tjera kanë rezultuar të efektshme, ndërkohë ai është përgjigjur se deri më tani ka funksionuar ‘Dexamethasone” duke shtuar se mjekët tani mund të përdorin edhe Remdesivir, enoxaparin, një ilaç themelor kundër rrezikut të tromboembolizmit.

 “Kohët e fundit është folur për dexamethasone, një kortikosteroid i aftë të bllokojë molekulat që shkaktojnë inflamacion. Është një ilaç i klasit A ​​dhe që deri tani është administruar në disa pacientë dhe ka treguar se funksionon. Mjekët do të kenë në dispozicion, përveç Remdesivir dhe dexamethasone, edhe enoxaparin, një ilaç themelor kundër rrezikut të tromboembolizmit të lidhur ngushtë me infeksionin Sars-CoV-2, i cili në shumë raste ka qenë shkaku i vdekjes së të sëmurëve. Ndërkohë që  vazhdon edhe studimi klinik mbi tocilizumab, një ilaç biologjik me efekt anti-inflamator”.- është shprehur ai.

Burimi: corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota filippo drago koronavirusi ne bote filippo drago koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll