Bota

Dalin prova të reja të Covid-19, sëmundja vdekjeprurëse transmetohet nga nëna shtatzënë tek fëmija

14 Korrik 2020, 14:11 Nga DOSJA
Dalin prova të reja të Covid-19, sëmundja vdekjeprurëse

ANGLI- Prova të reja janë zbuluar në lidhje me Covid-19. Së fundmi një foshnjë nga Teksasi ka lindur me koronavirus ccka ka vërtetuar se sëmundja mund të transmetohet nga nëna  shtatëzënë tek fëmija. Mediat e huaja kanë bërë me dije se foshnja nga Teksasi u vendos në kujdes íntensiv sapo erdhi në jetë duke qenë se nëna ka rezultuar pozitive me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ajo u testua një ditë pasi lindi fëmijën sepse kishte vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, dy  nga shënjat  e koronavirusit. Pasi fëmija ka rezultuar I prekur me këtë rast janë marrë shkencëtarët të cilët analizuan placentën e saj,  dhe kanë gjetur inflamacion dhe gjurmë të koronavirusit.

Kjo provoi se fëmija u infektua me virus ndërkohë që ishte në barkun e nënës. Kujtojmë se javën e kaluar, ekspertët italianë gjetën prova të sigurta të transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija pasi u gjetën shenja të sëmundjes në kordonin e kërthizës dhe placentën.

Deri tani, shkencëtarët thonin se virusi nuk mund të transmetohej tek fëmija por që pas këtij rasti të gjitha aludimet bien poshtë.

Burimi:.ctvnews.ca

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne teksas teksas koronavirusi ne teksas teksas

Sondazh

Poll