Bota

Irani ekzekuton spiunin Reza Asgari: Shiste informacion tek CIA-s për raketat iraniane

14 Korrik 2020, 14:33 Nga DOSJA
Irani ekzekuton spiunin Reza Asgari: Shiste informacion tek CIA-s për

IRAN– Ditën e sotme Irani ka ekzekutuar një ish-punonjës të ministrisë së mbrojtjes i cili u dënua për spiunim për llogari të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, ka bërë me dije gjyakata e vendit të martën. Ky është edhe ekzekutimi i dytë i tillë në muajin e kaluar.

Në raport thuhet se Reza Asgari u ekzekutua javën e kaluar. Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u shpreh se Asgari kishte punuar në departamentin e hapësirës ajrore të ministrisë së mbrojtjes së Iranit dhe doli në pension në vitin 2016.

“Në vitet e fundit të shërbimit të tij, ai u bashkua me CIA, ai shiti informacione për raketat tona … CIA dhe mori para prej tyre. Ai u identifikua, u gjykua dhe u dënua me vdekje.”- tha Esmaili.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, tha se Reza Asgari ka qenë në kontakt me CIA-n gjatë viteve të fundit të shërbimit të tij në Ministrinë e Mbrojtjes në Iran dhe se i ka shitur asaj informacione për programin raketor të Iranit.

Sipas tij, Asgari ka punuar në Departamentin e Hapësirës Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe është pensionuar katër vjet më parë.

Në lidhje me një tjetër rast, Esmaili tha se dënimi me vdekje i Mahmud Musavi-Majdit, një iranian i akuzuar për spiunim për SHBA-në dhe Izraelin, nuk është ekzekutuar ende. Autoritetet iraniane kanë bërë me dije se Musavi-Majd ka dhënë informacione për vendndodhjen e Qassem Soleimanit, komandantit të forcës elitë të Gardës Revolucionare Islamike, i cili është vrarë nga një sulm ajror i SHBA-së në Irak, në janar të 2020.   Gjyqësori ka thënë një muaj më parë se dënimi me vdekje i Musavi-Majdit do të ekzekutohet së shpejti.

Burimi: CBSnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cia ekzekutohet reza asgari gholamhossein esmaili iran cia ekzekutohet reza asgari gholamhossein esmaili iran

Sondazh

Poll