Bota

Lajm i mirë nga Kosova/ Foshnja e porsalindur i infektuar me Covid-19 është në gjendje të mirë shëndetësore

14 Korrik 2020, 12:33 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Kosova/ Foshnja e porsalindur i infektuar me Covid-19

KOSOVË– Një foshnjë që u infektua nga koronavirusi në Kosovë, fatmirësisht ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë dhe gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Ky lajm është konfirmuar nga vet drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci,  i cili ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund tju konfirmojë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është liruar në shtëpi me peshë 5040 gram.”- është shprehur  Gojnovci mediat vendase.

Vogëlushi 1 muajsh, ishte edhe foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Menjëherë pas infektimit foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit.

Kujtojmë se në botë shumë foshnje të porsonalindura kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, por gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar pas trajtimit të duhur në spital.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove sherohet foshnja ne covid ne kosove koronavirusi ne kosove sherohet foshnja ne covid ne kosove

Sondazh

Poll