Bota

Humb jetën 64-vjeçari në Kosovë/ Dy viktima nga COVID-19 brenda pak orësh

14 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
Humb jetën 64-vjeçari në Kosovë/ Dy viktima nga COVID-19

KOSOVË– Kosova është një ndër vendet që ditë pas dite po shënon shifra të larta të të infektuarëve dhe të vdekurëve nga koronavirusi.

Sipas mediave vendase brenda orëve të fundit janë shënuar dy viktima nga Covid-19, ku paraditen e sotme viktima e parë u shënua në spitalin e Përgjithshëm në Pejë, por nuk janë bërë të ditura detajet mbi viktimën.

Ndërsa sëfundmi ka ndërruar jetë edhe një 64-vjeçar nga Cernica, si shkak i koronavirusit, lajm i cili është bërë me dije nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë në spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë, ku 11 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi.

Të gjendur në këtë situatë, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollin e vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë kujtojmë se situata në Kosovë  është teje e përkeqësuar, pasi autoritetet raportojnë për një numër të rritje të rasteve të reja me koronavirus. E për këtë arsye Qeveria e Kosovës ditën e djeshme mori masa të reja sa i përket situatës së pandemisë duke bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave nga qytetarët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 21:20

SHBA- Policia në SHBA mesa duket ka marrë shembull rastin e Derek Chauvin i cili vrau në mënyrë barbare afro-amerikanin George Floyd.Një video së fundmi është b...