Bota

Takimi me Vuçiç/ Deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës i vendosin kushte presidentit serb: 4 pozitat e larta për

14 Korrik 2020, 12:10 Nga DOSJA
Takimi me Vuçiç/ Deputetët shqiptarë të

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ditën e sotme zhvilloi një takim me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” në kuadrin e konsultimeve për formimin e qeverisë së re. Takimi u mbajt në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ka bërë me dije zyra e kreut të shtetit serb.

Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”  në zgjedhjet që u zhvilluan në Serbi më 21  qershor ka fituar tre mandate.

Ndërsa Lugina e Preshevës për herë të parë u përfaqësua me një listë të përbashkët elektorale, një bashkim ky që u arritur edhe falë ndërmjetësimin të Tiranës me mbështetjen e Prishtinës. Mandatin e deputetit e siguruan kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri, të cilët do të jenë të vetmit ligjvënës shqiptarë në parlamentin e Serbisë.

Ndërkohë shumë parti opozitarë i bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërkohë që ata e akuzuan Vuçiçin për një qeverisje autokratike dhe per kufizime në lirinë e zgjedhjes.

Në këtë takim deputetët  shqiptarë i kanë kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç, që në këmbim të të qenit pjesë e qeverisë së re serbe, të drejtojnë Ministrinë e Pushtetit Lokal, të kenë postin e zv/ ministrit të Ekonomisë, postin e Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kreun e trupit koordiniues. Kujtojmë se Vuçiç fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit në Serbi, ku lista e përbashkët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës arriti të nxjerrë tre deputetë për në parlamentin serb.

Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Presidentin Vuçiç:

Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic. Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.

Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar për një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koalicion i Shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:

Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal

Ndihmës Ministrin e Ekonomisë

Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit

Kryetarin e Trupit Koordinues

Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni deputetët shqiptarë ne serbi vucic deputetët shqiptarë ne serbi vucic

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 21:20

SHBA- Policia në SHBA mesa duket ka marrë shembull rastin e Derek Chauvin i cili vrau në mënyrë barbare afro-amerikanin George Floyd.Një video së fundmi është b...