Bota

Presidenti shkoi dje në Hagë/ Ish-kryeprokurori Vukçeviç: Serbia siguroi provat pastaj paditi Thaçin. Ja çfarë pamë tek

14 Korrik 2020, 10:14 Nga DOSJA
Presidenti shkoi dje në Hagë/ Ish-kryeprokurori

SERBI- Ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç ka folur lidhur me akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ka kryer krime lufte. Në një intervistë për mediat vendase,  Vukçeviç u shpreh se autoritetet serbe kanë mbledhur prova për presidentin, të cilat ia kanë kaluar tanimë hetuesve të Hagës.

Vukceviç, i cili ishte kryeprokuror i krimeve të luftës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015, tha për BIRN në Beograd se autoritetet serbe bashkëpunuan me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

“Prokuroria e Hagës po hetonte krimet [e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më pas u bë politikan, Ramush Haradinaj, i cili u lirua përfundimisht] dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë [ndërtesë në Shqipëri, ku gjoja ishin hequr organet e të burgosurve], por nuk kishte një mandat për Shqipërinë sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë. Megjithatë ata u futën, panë gjithë çfarë panë. Filmuan gjithçka dhe më pas kanë dorëzuar gjetjet e tyre,”– shtoi ai.

Përveç “Shtëpisë së Verdhë”, Vukçeviç dhe kolegët e tij më pas shkuan në Shqipëri dhe së bashku me një prokuror vendas vizituan rreth 12 zona, ku mendohej se ishin varrosur viktimat e trafikut të organeve. Madje prokurori shton se kishin mbledhur edhe dëshmi të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1999-2000.

Thaçi, një komandant i UÇK-së gjatë kohës së luftës së Kosovës aktualisht presidenti i vendit, u intervistrua dje nga prokurorët e Hagës pasi ndaj tij, ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit dhe 9 luftëtarëve të tjerë ishin ngritur akuza për rreth 100 krime lufte. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni akuzat mbi hashim thaçin hashim thaci hashim thaci ne hage vladimir vukçeviç akuzat mbi hashim thaçin hashim thaci hashim thaci ne hage vladimir vukçeviç

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 21:20

SHBA- Policia në SHBA mesa duket ka marrë shembull rastin e Derek Chauvin i cili vrau në mënyrë barbare afro-amerikanin George Floyd.Një video së fundmi është b...