Bota

Flet kreu i OBSH-së: Këshillë për të gjithë, nëse nuk ndiqen rregullat, situata e shkaktuar nga pandemia do shkojë drejt

14 Korrik 2020, 08:47 Nga DOSJA
Flet kreu i OBSH-së: Këshillë për të gjithë,

SHBA– Shtetet e Bashkuara po përballen me një shpërthim akoma më të madh të Covid-19, pasi ditën e hënë, Florida shenoi rekordin me numrin më  të lartë të rasteve të të prekurve në një ditë. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar që pandemia po përkeqësohet dhe se SHBA-ja nuk mund t‘i rikthehet lehtësisht normalitetit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se ndërkohë që shumë vende kryesisht në Evropë dhe Azi, e kanë gjendjen në kontroll, shumë vende të tjera janë në drejtimin e gabuar dhe se nëse rregullat nuk ndiqen do përballemi me një valë të re më të vështirë.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ka vetëm  një rrugë që do  të na cojë kjo pandemi.Do të përkeqësohet dhe keqësohet dhe do të bëhet më keq,”- Ka thënë Tederos.

Vdekjet nga virusi janë rritur në Sh.B.A, veçanërisht në Jug dhe Perëndim, megjithëse akoma nuk e kanë kaluar shifra, e arritura në muaji prill, që ishin akoma më të larta.

Në Florida, pas rihapjes së Ëalt Disney Ëorld të Shtunën, 15.299 njerëz u testuan pozitivisht me Covid-19 dhe 45 të tjerë humbën jetën, sipas statistikave të Departamentit të Shëndetit të Shtetit. Në pjesë të tjera të botës, numri i infeksioneve është rritur në mënyrë dramatike në Indi, Afrikën e Jugut dhe Brazili. India, e cila ka rastet më të larta të  të prekurve me COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, të hënën raportoi një rritje rekord ditore prej 28,701 rastesh të reja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota florida koronavirusi ne shba shba tedros adhanom ghebreyesus florida koronavirusi ne shba shba tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 21:20

SHBA- Policia në SHBA mesa duket ka marrë shembull rastin e Derek Chauvin i cili vrau në mënyrë barbare afro-amerikanin George Floyd.Një video së fundmi është b...

Bota 13 Korrik 2020, 20:08

SHBA- Donald Trump ditën e sotme i është rikthyer përsëri dëshirave të dikurshme dhe pasioni për të luajtur golf ka pushtuar sërish presidentin e SHBA- së.Por n...