Aktualitet

Kujdes! ISHP-ja lajmëron: Nëse shfaqni këto simptoma kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore

14 Korrik 2020, 12:25 Nga DOSJA
Kujdes! ISHP-ja lajmëron: Nëse shfaqni këto simptoma kërkoni

TIRANË– Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa simptoma që qytetarët duhet t’i kenë paraysh për t‘u shqetëduar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ISHP-ja shkruan se një person duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore, nëse ka kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje muskujs, humbje të shijes dhe të nuhatjes.

Sipas ISHP, simptomat variojnë nga të lehta deri në forma të rënda, dhe shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishp jep këshilla për qytetarët koronavirusi ne shqiperi ishp jep këshilla për qytetarët koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll