Aktualitet

Mjeku Artan Koni me tone të ashpra: Ministria do dilte e e dështuar, nuk është treguar e ndershme me shifrat sepse do kishim

14 Korrik 2020, 11:08 Nga DOSJA
Mjeku Artan Koni me tone të ashpra: Ministria do dilte e e dështuar,

TIRANË– Doktor Artan Koni ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë, pasi sipas tij nuk është treguar e ndershme përsa i përket rasteve të reja apo grafikut dhe raportimit të rasteve në kulmin e pandemisë në Shqipëri.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Koni shkruan se kulmi i pandemisë është ai që tregon se ka më shumë raste të prekura, si në Itali kur raportoheshin për 500 raste në ditë.

Ndërsa ne, sipas Konit duhet të kishim raportuar 1500 raste në ditë dhe jo 20 raste siç na është thënë më herët. Mjeku shton më tej se nëse Ministria do të ishte treguar e ndershme me situatën dhe me shifrat, atëherë, do të kishte rezultuar që nuk ka korrur sukses në menaxhimin e situatës.

Statusi i plotë

Grafikët zyrtarë na tregojnë se hapja e kontrolluar nuk shton numrin e rasteve dhe se fajin nuk e kanë njerëzit.  Deklarata te tilla nuk duhen marrë seriozisht. Grafiku i Italisë është ai tipik i një pandemie. Në kulmin e pandemisë kishin mesatarisht 5000 raste. Pas hapjes se kontrolluar, kanë mesatarisht 250 raste në 24 orë. Për ta thjeshtuar, në kulmin e pandemisë kemi mesatarisht 20 herë më shumë raste. Le të shohim tani çfarë ndodh me grafikun shqiptar: Pas hapjes, kemi mesatarisht 75 raste në 24 orë. Në kulmin e pandemisë, normalisht, duhet të kishim mesatarisht 1500 raste (20 herë më shumë). Në fakt, na është thënë se kishim mesatarisht 20 raste në 24 orë. Dëshira për të pasur me çdo kusht një histori suksesi, na errësoi sytë e po na nxjerr në pah çdo ditë e më shumë, paaftesinë tonë në menaxhimin e situatës. Çelësi i suksesit në menaxhimin e këtyre situatave është përherë ndershmëria. Imagjinoni çfarë do ndodhte nëse do të ishim të ndershëm:

1- Në pikun e pandemisë do të raportonim mesatarisht 1500 raste në ditë. Bën sens, është pandemi fundja, populli do të mirëkuptonte edhe atë karantinë spektakolare. Asnjëherë nuk e kuptuam përse duhej karantinë kur kishim 20 raste në rang kombëtar.

2- Do të pohonim me plot gojën se “kemi mangësi në testime”. Nuk është fundi i botës, këtë gjë e pohoi edhe ministri francez i Shëndetësisë. Populli përsëri do ta mirëkuptonte, sepse e di shumë mirë që testet nuk prodhohen në Shqipëri… dhe në çastin e një pandemie globale, është logjike të kesh mangësi të tilla. Kurrë nuk e kuptuam përse nuk patëm mangësi në testime, në një kohë kur e gjithë bota kishte.

3- Do të pohonim se laboratori i ISHP-së nuk na mjafton dhe do të mobilizonim të gjithë laboratorët e tjerë në vend, si shtetërorë ashtu edhe ata privatë. Asnjëherë nuk u komentua shkresa e ISHP-së drejtuar Ministrisë ku thuhej: “nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm për testime”.

4- Do të pohonim se kemi mangësi respiratorësh, dorezash, veshjesh speciale, maskash etj… Është pandemi fundja, populli do ta mirëkuptonte. Mangësi të tilla u hasën edhe në vendet më të zhvilluara, jo më këtu tek ne. Ndershmëria do ta nxirrte Ministrinë e Shëndetësisë më të suksesshme në menaxhimin e situatës. Nga ana tjetër, ndershmëria do të shtonte presionin popullor për të alokuar më shumë fonde për pandeminë, fonde të cilat duhet të merreshin nga koncesione, tendera apo nga projekte të tjera dytësore, si ata 3D që shohim shpesh nëpër lajme. Nëse nuk sillemi me ndershmëri gjatë një emergjence kombëtare, kur do të sillemi?!

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë. Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koronavirusi ne shqiperi artan koni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll