Aktualitet

Pas Caushit merr zemër edhe ‘Gaxhai’, i forti i Vlorës kërkon ulje dënimi por avokati e ‘lë në baltë’, pu

14 Korrik 2020, 10:48 Nga DOSJA
Pas Caushit merr zemër edhe ‘Gaxhai’, i forti i Vlorës

ELBASAN– Gazmend Brakaj, i ashtuquajturi ‘Gaxhai’ ka kërkuar ulje dënimi me 90 ditë. Mësohet se i njohuri ndryshe edhe si ‘forti i Vlorës’, një ditë pasi Zani Caushi, kërkoi lirinë nga qelia, ka marrë zemër dhe ka bërë kërkesë për ulje dënimi.

Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjyakata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait; nuk është paraqitur në sallë.

Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë.

Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari.

Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Një ditë më parë, Zani Caushi kërkoi lirimin nga qelia. Në kërkesën e tij, ‘i forti i Çoles’ kërkoi që të dilte nga burgu me arsyetimin se ka fëmijë të mitur për të rritur dhe me zotimin se do të riintegrohej në shoqëri duke filluar edhe punë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gaxhai kerkon ulje denimi gaxhai kerkon ulje denimi

Sondazh

Poll