Aktualitet

OFL-ja në Shkodër, katër subjektet e radhës marrin pusullën, brenda 48 orëve duhet të deklarojnë pasurinë

14 Korrik 2020, 09:56 Nga DOSJA
OFL-ja në Shkodër, katër subjektet e radhës marrin

SHKODËR– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën katër personave të dënuar në Shkodër, të cilët duhet të vetëdeklarojnë pasurinë brenda 24 orëve të ardhshme.

Mësohet se personat, të cilëve OFL-ja u ka trokitur sot në derë janë:  Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari.

Konkretisht: 

Ladio Braci, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i OFL, 14 korrik: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: L. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”; A. N., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; K. S., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abedin bajraktari artur ndoja kristian selimi ladio braçi ofl ne terren abedin bajraktari artur ndoja kristian selimi ladio braçi ofl ne terren

Sondazh

Poll