Aktualitet

Akuzohet se drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht në grup të miturën në Krujë, dorëzohet një nga të shpallurit në kërkim,

14 Korrik 2020, 11:46 Nga DOSJA
Akuzohet se drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht në grup të

TIRANË– Ameld Merlika, personi që hodhi tritolin në banesën e 17-vjeçares në Krujë, e cila e denocnoi për shfrytëzim skesual, është vënë në pranga. Mësohet se Merlika, është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Sarandës, dy ditës pasi u shpall në kërkim.

Ai akuzohet të jetë pikërisht personi, që ka hedhur sasinë e lëndës plasëse në banesën e adoleshentes në Krujë, tritol i cili fatmirësisht nuk plasi.

Merlika, akuzohet gjithashtu, të jetë pjesë e grupit, të cilët vetë 17-vjeçarja i denoncoi për shfrytëzim seksual dhe për nxitje të përdorimit të këndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë Leonard Stafa, Fatjon Leka, Eduard Cangu dhe Arbin Shima, të cilët janë lënë në burg nga Gjykata e Krujës. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë edhe Alket Brata.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me 17 vjecaren ne nikel ameld merlika abuzimi me 17 vjecaren ne nikel ameld merlika

Sondazh

Poll