Aktualitet

Shënohet i infektuari i parë në Klos, personi me Covid-19, banues në zonat rurale

14 Korrik 2020, 10:03 Nga DOSJA
Shënohet i infektuari i parë në Klos, personi me Covid-19, banues

KLOS– Zona e Klosit është futur në hartën e Covid-19. Mësohet se është shënuar rasti i parë me koronavirus në këtë bashki.

Për rastin në fjalë mësohet se ka nisur hetimi epidemiologjik, pikërisht në zonat rurale të kësaj bashkie, ku dhe është banues i infektuari i parë.

Njëkohësisht vijon hetimi epidemiologjik të 2 rasteve zyrtare të zbuluara një ditë më parë në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klos koronavirusi ne shqiperi klos koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll