Aktualitet

Vdes 30-vjeçarja në Vorë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga

14 Korrik 2020, 11:24 Nga DOSJA
Vdes 30-vjeçarja në Vorë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli

TIRANË– Një 30-vjeçare me inicialet E.D., ka ndërrtuar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, tek City Park.

30-vjeçarja po udhëtonte me mjetin e saj, dhe rreth orës 12:35 ka humbur kontrollin e makinës, dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e goditjeve dhe plagëve të marra, gruaja në fjalë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres-tirane vdes 30 vjecarja ne aksident vore durres-tirane vdes 30 vjecarja ne aksident vore

Sondazh

Poll