Aktualitet

E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit. 17-vjeçarja largohet nga banesa në Nikël pas kërcënimit me tritol

  • Vetëdorëzohet një nga të shpallurit në kërkim, hodhi edhe tritolin në banesën e 17-vjeçares
  • Abuzimi me 17-vjeçaren, nëna e vajzës: Kur kishte ditëlindjen erdhi e turbulluar, kishte pirë kokainë
  • Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit. “Burg pa afat” është vendosur për Edison Cacën (Çangu), Fatjon lekën dhe Arbis Shimën. “Arrest shtëpie” për Leonard Stafa dhe “detyrim paraqitje” për një tejtër person. Nga ana tjetër 17-vjeçarja është larguar nga banesa me nënën dhe motrat, pas kërcënimit me tritol. Ameld Merlika vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Sarandës, ndërsa në kërkim është Alket Brata.
    Featured image of article: E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit. 17-vjeçarja largohet nga banesa në Nikël pas kërcënimit me tritol E abuzuara seksualisht dhe shtepia që i'u vendos lënda plasëse
    Përditësuar:

    FUSHË KRUJË- 17-vjeçarja nga Kruja e cila denoncoi një grup djemsh për shfrytëzim seksual është larguar nga banesa ku jetonte në periferi të Fushë Krujës. Dosja.al mëson se adoleshentja është marrë në mbrojtje nga qendra për strehimin e grave të dhunuara, dhe bashkë me motrat e nënën e saj, do të qëndrojë aty. Ndërkohë, në shtëpinë që u vu edhe tritoli dy netë më parë, qëndron vetëm babai i 17-vjeçares së dhunuar.

    Të arrestuarit, që u denoncuan nga 17-vjeçarja për shfrytëzim seksual, kanë dalë sot para Gjykatës së Krujës. Togat e zeza kanë vendusur “burg pa afat” për Fatjon leka, Eduard Cangu dhe Arbis Shimën. Sakaq është dhënë masa “arrest shtëpie” për Leonard Stafa dhe “detyrim paraqitje” për një tejtër person..

    Një nga të shpallurit në kërkim Ameld Merlika është vetëdorëzuar sot në komisiariatin e policisë së Sarandës, ndërsa aktualisht kërkohet vetëm një person, i identifikuar si Alket Brata.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Merlika, përvec akuzës së shfrytëzimit seksual dhe nxitjes së konsumit të lëndëve narkotike, akuzohet të jetë edhe personi që vendosi lëndën plasëse në banesën e adoleshëntes. Fatmirësisht, sasia e tritoli u pikas nga nëna e vajzës, dhe nuk shpërtheu.

    Ishte vetë adoleshntja, ajo që ngriti denoncimin për grupin e djemve në fjalë, të cilët u arrestuan gjatë operacionit „Nikla“. Ndërkohë, në një intervistë, duke fshehur fytyrën 17-vjeçarja rrëfeu se si ishte kërcënuar nga djemtë që për tetë muaj me radhë e kanë shfrytëzuar seksualisht dhe droguar.

    (F.M. A.B. Dosja.al)

    • 15:32

      Abuzuan me 17-vjeçaren, Gjykata e Krujës jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

      Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për abuzimin me 17-vjeçaren. Sipas informacioneve për mësohet se gjykata 3 të arrestuart i ka lënë me masën “arrest në burg”, një në “arrest në shtëpi” dhe një tjetër me masën “detyrim paraqitje”.

      Në burg janë lënë Edison Caca (Çangu), Fatjon Leka dhe Arbis Shima. Ndërkohë për Leonard Stefën është caktuar masa “arrest në shtëpi” dhe për të arrestuarin tjetër është vendosur një masë më e butë “detyrim paraqitje”.

      Nga ana tjetër policia është në kërkim të personit të gjashtë që është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

    • 13:46

      Akuzohet se drogoi dhe shfrytëzoi seksualisht në grup të miturën në Krujë, dorëzohet një nga të shpallurit në kërkim, 23-vjeçari hodhi edhe tritolin në banesën e 17-vjeçares

      E abuzuara seksualisht dhe shtepia që i’u vendos lënda plasëse

      Ameld Merlika, personi që hodhi tritolin në banesën e 17-vjeçares në Krujë, e cila e denocnoi për shfrytëzim skesual, është vënë në pranga. Mësohet se Merlika, është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë së Sarandës, dy ditës pasi u shpall në kërkim.

      Ai akuzohet të jetë pikërisht personi, që ka hedhur sasinë e lëndës plasëse në banesën e adoleshentes në Krujë, tritol i cili fatmirësisht nuk plasi. Merlika, akuzohet gjithashtu, të jetë pjesë e grupit, të cilët vetë 17-vjeçarja i denoncoi për shfrytëzim seksual dhe për nxitje të përdorimit të këndëve narkotike.

    Shto Koment