Sport

E dhunojnë dhe tentojnë ta grabisin, ‘habit’ presidenti i Brescia-s nuk denoncon agresorët

13 Korrik 2020, 18:34 Nga DOSJA
E dhunojnë dhe tentojnë ta grabisin, ‘habit’ presidenti i

TIRANË- Pasditen e djeshme Massimo Cellino, presidenti i ekipit Italian të Bresica u sulmua nga dy grabitës. Incidenti ndodhi para një supermarketi, afër shtëpisë së tij të re në Italinë e veriut.

Sipas mediave vendase, gjatë grabitjes atentatorët u munduan që ti vidhnin orën e tij të dorës, por nuk arritën dot. Cellino ka reaguar menjëherë dhe si pasojë ai ka marrë një goditje në hundë pas përplasjes te dera e makinës.

Pasi e dhunuan, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes pa arritur ti merrnin ndonjë send me vlerë drejtuesit të klubit. Grabitja ndodhi pak minuta pas humbjes së Bresicës 0-3 me Romën, dhe tashmë skuadra e tij mund të kalojë në Seria B sezonin e ardhshëm.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport massimo cellino presidenti i brescias massimo cellino presidenti i brescias

Sondazh

Poll