Aktualitet

Shkoi në Sarandë, infektohet burri nga Orikumi, nuk u ndje mirë gjatë pushimeve me të shoqen

14 Korrik 2020, 09:24 Nga DOSJA
Shkoi në Sarandë, infektohet burri nga Orikumi, nuk u ndje mirë

VLORË– Një person nga Vlora ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se personi në fjalë kishte shkuar në qytetin e Sarandës që të bënte pushime, por aty nuk ishte ndjerë mirë.

Ai kishte filluar të kishte simptoma të Covid-19, dhe këputje. Kështu, pushuesi u dërgua në Tiranë, ku iu bë tamponi dhe rezultoi pozitiv me Covid-19.

Tashmë, ai ndodhet në Orikum, ku po merr trjtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, u shënuan 2 viktima nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi orikum sarande koronavirusi ne shqiperi orikum sarande

Sondazh

Poll