Sport

Fitoi 3 herë Champions League me Ajax dhe shkoi dy herë në finale të Botërorit, ndërron jetë legjenda holandeze

13 Korrik 2020, 16:22 Nga DOSJA
Fitoi 3 herë Champions League me Ajax dhe shkoi dy herë në finale

HOLANDË-Ish-mbrojtësi i Holandës dhe Ajaxit, Wim Suurbier është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.Suurbier, i cili fitoi tri herë Championsin me “Harkëtarët” në fillim të viteve ’70, ka qenë i shtruar në spital që në muajin prill për shkak të hemorragjisë cerebrale.

“Një ish-lojtar i shkëlqyer i Ajaxit nuk është më. Mendimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.509 ndeshje për Ajaxin (skuadra e parë) … Pushofsh në paqe, luftëtar trim!”, shkruan klubi i Amsterdamit në Twitter.

Jordi Cruyff, djali i legjendës së ndjerë të futbollit holandez, Johan Cruyff, shkroi: “Një lojtar i shkëlqyer dhe një mik besnik ndaj babait dhe familjes time. Shpresoj që ju të bashkoheni në parajsë”.Suurbier ishte një sulmues i plotësuar, roli i të cilit mishëroi stilin e “Futbollit Total”.Me Ajax nga 1964 deri në 1977 ai fitoi tre Kupa Evropiane dhe shtatë tituj kombëtar.Suurbier ishte gjithashtu pjesë e Holandës, në finalet e Kupës së Botës 1974 dhe 1978 ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax holande wim suurbier ajax holande wim suurbier

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 11:16

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqi...