Sport

Ka optimizëm në Serie A, Asambleja bën gati protokollin për rikthimin e tifozëve

13 Korrik 2020, 16:41 Nga DOSJA
Ka optimizëm në Serie A, Asambleja bën gati protokollin për

ITALI-Në Serie A, Asambleja e Ligës është mbeldhur dhe ka propozuar një protokoll ndryshe që do t’i hapë udhë pranisë së tifozëve në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për një protokoll që pritet të miratohet këto ditë dhe të dorëzohet në Federatën e Futbollit, ku presidenti i saj Gabriele Gravina do të provojë më pas të bindë institucionet qeveritare që të pranojnë hapjen e dyerve të stadiumeve.

Sipas planit synohet një hapje graduale, fillimisht me një numër minimal të pranishmish, që do të zbatojnë edhe rregullat strikte të përcaktuara në protokoll dhe më pas me shtimin e tifozëve në shkallët e stadiumit, në mënyrë graduale.

Fakti që nuk ka pasur asnjë problem gjatë këtyre javëve, i ka bërë optimistë klubet e kampionatit italian se do të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumit brenda këtij sezoni, për të synuar normalitetin me sfidat e sezonit të ri.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali serie a itali serie a

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 11:16

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqi...