Sport

VIDEO/ Polica nis hetimet për djalin e Cristiano Ronaldo-s, shkak bëhet halla e tij

13 Korrik 2020, 16:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Polica nis hetimet për djalin e Cristiano Ronaldo-s, shkak

PORTUGALI-Kanë filluar hetimet për djalin 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr.Djali i yllit portugez është filmuar duke drejtuar një moto skaf i vetëm pa kujdestari në Paul do Mar në jug të Madeira, aty ku ligjet e këtij vendi e dënojnë këtë veprim me gjobë deri në 2000 euro.

Halla e tij e ka publikuar videon e CR7-të të vogël, ndërsa shefi i policisë detare Guerreiro Cardoso konfirmoi të hënën se ka nisur një hetim.

Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej të konstatonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport portugali ronaldo ronaldo jr portugali ronaldo ronaldo jr

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 11:16

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqi...