Sport

Futbollisti i Borussias u nxorr jashtë klubit, zbardhet e vërteta/ Shefi i sigurisë: Është i famshëm. Babai këshillon dja

13 Korrik 2020, 15:53 Nga DOSJA
Futbollisti i Borussias u nxorr jashtë klubit, zbardhet e vërteta/

NORVEGJI- Erling Braut Haaland, futbollistit të Borussia Dortmund, mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur një situatë e pakëndshme, ku shefi i sigurimit të një klubi nate nuk e ka lejuar të hyjë brenda. 19-vjeçari momentalisht ndodhet në vendin e tij të lindjes, Norvegji për pushime. Teksa tentoi të hynte në një klub nate, ai u ndalua nga rojet e sigurimit.

Arsyeja e ndalimit të qender-sulmuesit është vetëm fama që ai ka dhe asnjë arsye tjetër siç u raportua më herët në media se ai ishte i dehur.

Në një prononcim për Bild, Christopher Naesheim, i cili është përgjegjësi i sigurimit të clubit tha se : ‘’Erling nuk ishte i pirë. Ai bashkëpunoi me ne dhe e kuptoi më së miri situatën pasi biseduam jashtë ambienteve tona. Ne e dinim se sapo ai të futej brenda, njerëzit do t’a rrethonin dhe do t’i kërkonin foto atij. E gjithë kjo ndodhi për shkak të rregullave të reja që kemi nga Covid-19. Në fund presioni po rritej dhe ne vendosëm që të mos ta lejonim Haalandin.’’

Haaland just got kicked out of the club in Norway? pic.twitter.com/AKI4IwrGJS

— Nikolai (@NRypdal) July 11, 2020


Pas publikimit të videos pati gjithashtu dhe një kërkesë nga Alfe-Inge Haaland për djalin e tij: ‘’Hajde Erling, ktheju punës. Jeta e natës nuk është për ty’’. Pas përfundimit me sukses të sezonit Haalad, vendosi që të rikthehet në vendin e tij për të takuar familjen.

(i.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erling braut haaland erling braut haaland

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 11:16

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqi...