Sport

Berisha: Jam berber i mirë, kam qethur veten dikur. Zgjedhja e Kosovës më e vështirë dhe më e mira

13 Korrik 2020, 15:23 Nga DOSJA
Berisha: Jam berber i mirë, kam qethur veten dikur. Zgjedhja e Kosovës

KOSOVE– Valon Berisha, futbollisti kosovar që luan me ekipe Gjermane dhe Franceze, rikthehet në Kosovë për të vizituar vendin e tij para se të shkojë me pushime. Mesfushori i kombëtares së Kosovës sëfundmi ka dhënë një intervistë për ‘Sport Show’ të Klan Kosovës ku ndër të tjera përmend kohën që jetonte në Norvegji, gjithashtu ai flet edhe për fillimet e tij në futboll.

“Shkoj shpesh të berberi dhe kam filluar të mësoj teknikat e tij. Kur isha në Norvegji te prindërit, nisa t’i pres vetë flokët dhe i thash babait tim: kur të kaloj mbrapa kokës më ndihmo. Nuk doli shumë keq. Në futboll më ka ndihmuar shumë vëllai im, që është më i vjetër se unë. Ai më ka shtyrë të punoj më shumë. Talentin ma ka dhënë Zoti, ndërsa për pjesën tjetër kam punuar shumë. Që në fëmijëri e kam ndierë dashurinë për futbollin. Hapat e parë në karrierë i kam bërë në Norvegji. Ky vend më ka dhënë hapat e parë. Si 18-vjeçar kam debutuar te Norvegjia dhe unë iu jam mirënjohës atyre. Ata më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë vështirë ta pranoj Kosovën, pasi kam luajtur 20 ndeshje për Norvegjinë, por Kosova në zemër më rreh më shumë. Që i vogël gjithmonë më ka pëlqyer të përfaqësoj Kosovën dhe menjëherë e kam pranuar ofertën. Ai ka qenë vendimi më i mirë që kam marr deri tani. Hobi jashtë fushës kam shumë sporte, volejbollin e dua shumë, tenis luaja me Sorianon kur isha në Salzburg”– u shpreh sportisti.

Valon Berisha ka mbyllur sezonin këtë vit në Gjermani, ndërsa tanimë, ai ka konkretizuar marrëveshjen me ekipin e Reimsit në Francë.

(i.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja e kosoves valon berisha kombetarja e kosoves valon berisha

Sondazh

Poll

Sport 13 Korrik 2020, 11:16

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqi...