Bota

Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e Nelson Mandelës

13 Korrik 2020, 18:38 Nga DOSJA
Vdes në moshën 59-vjeçare vajza e Nelson Mandelës

AFRIKË– Zindzi Mandela, vajza më e vogël e presidentit të parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut Nelson Mandela dhe aktivistit, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Ajo vdiq në një spital në Johannesburg në orët e para të mëngjesit të së hënës, tha transmetuesi publik SABC.

Shkaku për vdekjen e saj ende nuk është bërë me dije, në një kohë që  Afrika e Jugut është në mes të një pandemisë së koronavirusit dhe një vale të madhe të rasteve të reja me Covid-19.

Ajo ishte e njohur për aktivizmin e saj politik dhe shoqëror, ajo u emërua si ambasadore e Afrikës së Jugut në Danimarkë në vitin 2014. Nëna e katër fëmijëve ishte autore e libirt “Black As I Am”, të botuar për herë të parë në vitin 1978.

E rritur dhe e shkolluar në Afrikën e Jugut dhe Swaziland, Zindzi kaloi shumë vite e përfshirë në luftën për liri të Afrikës së Jugut, ndërsa ndërmori role të ndryshme në arte, filantropi dhe biznes. Tobias Elling Rehfeld, ambasadori i Danimarkës në Afrikën e Jugut, tha se është “i trishtuar” për lajmin rreth vdekjes së Zindzi-t.

“Jam shumë i trishtuar kur mësova se Ambasadorja Zindzi Mandela ka ndërruar jetë. Zindzi ishte një kolege e dashur që punonte pa u lodhur dhe me buzëqeshje ka ushqyer dhe rritur miqësinë e fortë midis Afrikës së Jugut dhe Danimarkës. Ngushëllimi im i thellë për Familjen Mandela.”–  ka shkruar ai në Twitter.

Vdekja e saj vjen një javë para Ditës Ndërkombëtare të Nelson Mandelas, përkujtimit vjetor më 18 korrik të ditëlindjes së ish-presidentit. Dita u shpall zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 2009.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdes zindzi mandela vdes zindzi mandela

Sondazh

Poll