Sport

“Nëse shënon, do të vij në shtëpi si fantazmë”, arrestohet 12 vjeçari që kërcënoi futbollistin që luan në Premie

13 Korrik 2020, 08:56 Nga DOSJA
“Nëse shënon, do të vij në shtëpi si

ANGLI-Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Ëilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa – Crystal Palace (2-0), që u zhvillua të dielën. “Ylli” i skuadrës nga Selhurst, pranë Londrës, kur u zgjua të dielën u çudit kur në Instagramin e tij lexoi mesazhin e adoleshentit: “Më mirë të mos shënosh sot, zezak m…, ose unë do të vij në shtëpinë tënde i veshur si fantazmë”.

Policia e West Midlands konfirmoi se një 12-vjeçar nga Solihull është arrestuar si autor i këtij mesazhi kërcënues dhe me përmbajtje raciste.

This behaviour is completely unacceptable and the Premier League stands alongside @wilfriedzaha in opposing this, and discrimination in any form

There is #NoRoomForRacism, anywhere. https://t.co/8KqG5J3Kxr

— Premier League (@premierleague) July 12, 2020

Pas ndalimit të 12-vjeçarit reagoi edhe shoqata e Futbollistëve  Profesionistë:

“Postimet përpara ndeshjes ishin të neveritshme. Lojtarët vazhdojnë të jenë shënjestra e abuzimit të pamëshirshëm në internet. Jemi të kënaqur që shkelësi është arrestuar. Fakti që një 12-vjeçar dërgon një material më përmbajtje të tillë është thellësisht shqetësues”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll premier league zaha futboll premier league zaha

Sondazh

Poll