Sport

FOTO/CAS shprehet, jep vendimin final për të ardhmen e Manchester City-t

13 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA

ANGLI-Manchester City mund të hapë shampanjën sepse klubi anglez fitoi betejën me UEFA-n, teksa CAS i ka dhënë të drejtë “qytetarëve”, duke zhvlerësuar dënimin e dhënë nga UEFA që i “burgoste” për të mos luajtur në Europë për dy vjet. UEFA gjeti disa shkelje të Manchester City-t, por nuk e kanë parë të barabartë me thyerjet, dënimin e vendosur më parë, duke e ulur në mënyrë drastike.

Nuk hiqet vetëm dënimi dyvjeçar. Gjoba prej 30 milionë eurosh do të pësojë ulje në 2/3 e saj, duke e detyruar Sitin të paguajë vetëm 10 milionë euro brenda 30 ditëve të ardhshme.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe vetë klubi i Manchester City, që ka pranuar vendimin dhe tregon se nuk do e çojë çështjen më tej, por do paguajë menjëherë gjobën prej 10 milionë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas manchester city uefa cas manchester city uefa

Sondazh

Poll