Sport

13 Korrik 2020, 11:16 Nga DOSJA

TIRANË– Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro ka folur për median braziliane “reporteres em acao”, në lidhje me aventurën që po përjeton në Shqipëri. Fillimisht lojtari erdhi si mbrojtësi i djathtë te Kukësi, lojrat e mira dhe sezoni pozitiv që zhvilloi, bëri që Partizani ta afronte lojtarin.Në kryeqytet lojtari po përjeton një moment fantastik, madje derbin Partizani-Tirana, ai e konsideron si një derbit më të flaktë në vendin e tij siç është Flamengo-Fluminense

“Partizani-Tirana është ekuivalent i derbit Flamengo-Fluminense këtu në Shqipëri. Kur del kalendari i kampionatit, njerëzit direkt interesohen për datat e këtyre ndeshjeve. Një fitore në derbi vlen më shumë se tre pikë”, thotë fillimisht braziliani, i cili shënoi sërish në derbi, por Partizani nuk fitoi dot.

“Jam shumë i lumtur që lashë sërish shenjë në derbi, por gëzimi nuk është shumë i madh për shkak se pësuam gol në fund dhe na iku nga duart rezultati pozitiv”, shton Cordeiro. Më tej ai flet edhe për objektivin Europë dhe braziliani mendon se mund ta arrijnë.

“Jemi vetëm katër pikë larg vendit të tretë, një pozicion që të çon në kupat e Europës. Kanë mbetur edhe tre javë kampionat dhe besoj se jemi kushtet ku mund të luftojmë për një vend që të garanton ndeshjet në Europa League”, përfundon Cordeiro për “reporteres em acao”.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi partizani tirana william cordeiro derbi partizani tirana william cordeiro

Sondazh

Poll