Sport

Tani është rradha e Tiranës të paraqitet para Komisionit të Etikës, presidenti Halili dhe disa lojtarë do të duhet të j

13 Korrik 2020, 08:26 Nga DOSJA
Tani është rradha e Tiranës të paraqitet para Komisionit

TIRANË– Ditën e martë në orën 14:00, stafi i Tiranës dhe disa lojtarë do të paraqiten para Komisionit të Etikës lidhur me ndeshjen e shumëpërfolur Bylis-Tirana. Fillimisht presidenti i klubit Refik Halili, drejtoris sportiv Arbi Laçi, kapiteni, Erando Karabeci, dhe portieri, Ilion Lika do të merren në pyetje. Tirana duhet të japë shpjegimet e saj para Komisionit të Etikës, pasi të enjten e shkuar nuk u paraqitën.

Justifikimi i Tiranës ishte fakti që e-mail-i i dërguar nuk kishte mbërritur te bardheblutë, dhe duke pasur këtë shkak, Tirana nuk ka qenë para Etikës.Këtë herë Federata ka njoftuar palët dhe bardheblutë do të japin shpjegimet e rastit për sfidën e Kupës që ka bërë xhiron e botës.

Për koincidencë sfida e dytë mes Tiranës dhe Bylisit luhet të mërkurën.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis fshf kupa e shqiperise tirana bylis fshf kupa e shqiperise tirana

Sondazh

Poll