Politike

Çuçit i ‘griset’ propaganda, reklamon kantierin e markatës së peshkimit në Vlorë, por harron punëtorët, të ngjitur

13 Korrik 2020, 09:04 Nga DOSJA
Çuçit i ‘griset’ propaganda, reklamon kantierin e

VLORË– Ministri Bledi Çuçi ka reklamuar fillimin e punës në kantierin e markatës së peshkimit në Vlorë.

Përmes një videoje në profilin e tij në Facebook, Çuçi ka publikuar një video ku shihet puna që po zhvillohet për të arritur që Vlora, ashtu si edhe Shëngjini, të ketë një qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut me shumicë.

Por, ajo që ka harruar ministri, janë punëtorët në kantier, të cilët qëndrojnë mbi skela, pa asnjë marrë mbrijtëse. Lëvizjet e punëtorëve, që kanë vetëm një kasë mbi kokë, janë të drunjta, pasi rreziku që të bien dhe të pësojnë dëme apo të humbasin jetën, është i madh.

“Në kantierin e markatës së peshkimit në Vlorë, aty ku po punohet për të përfunduar një investim të domosdoshëm për qindra peshkatarë.⚓??? Njësoj siç bëmë me Shëngjinin, edhe Vlora do të ketë një qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut me shumicë. ?Së shpejti do të nisim punimet edhe për rikonstruksionin e plotë të Portit të Peshkimit, i cili së bashku me markatën do të jenë dy vepra me impakt të madh ekonomik për Vlorën.? Marrja e naftës me çmim burse duke thyer monopolin e krijuar për furnizimin e anijeve dhe duke ulur koston e peshkimit detar, është një tjetër zhvillim pozitiv për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare e që është rritur vitet e fundit si asnjë sektor tjetër,”– shkruan Çuci krah videos, por pamjet e tregojnë qartë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi punetoret pa masa mbrojtese vlore bledi çuçi punetoret pa masa mbrojtese vlore

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...