Politike

Sali Berisha publikon pamjet e malit në flakë: Gjallica digjet, Gjici me Klosin krihen e trallisen!

13 Korrik 2020, 07:51 Nga DOSJA
Sali Berisha publikon pamjet e malit në flakë: Gjallica digjet, Gjici

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet ku shihet se si mali i Gjallicës është i gjithi në flake.

Përmes një videoje dhe një denoncimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se askush nga autoritarët, as kryebashkiaku i Kukësit dhe as ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, nuk kanë bërë asgjë për të shuar zjarrin.

“Gjallica digjet, Gjici me Klosin krihen e trallisen! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb. Doktor ne keto momente jam se bashku me 15 qytetar dhe banor te fshatit Shtiqen ne malin e Gjalices dhe po perballemi me zjarrin qe ka ren qe dje paradite . Jemi mbledh se bashku me banoret sepse ketu askush nuk ka qa koken per te ardh dhe parandalu hapjen e flakeve . vetem 1 punones i zjarrfikeses qe eshte dhe banor i fshati Ministri i mjedisit se bashku me Kryetarin e Bashkis jan te gjithe ne nje aktivitet per turizmin ne fshatin e Safetit dhe me presione kan detyru te shkojne e gjithe administrata e bashkis dhe punonjes te drejtorive te tjera . Kan len vendin dhe malin e Gjalices i cili eshte mushkeria e qytetit dhe zone e mbrojtur ne meshiren e fatit . Me rrespekt dhe nderim per ju diktor,”- shkruan Berisha nw statusin e tij krah videos.

Vatra në malin e Gjallicës është riaktivizuar sot. Përmes statuseve në rrjetet sociale, banorët e zinës kanë kërkuar ndihmë nga të afërmit e tyre dhe nga personat që kanë mundësi, që të shkijnë për të shuar flakët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mali i gjallices sali berisha zjarr ne malin e gjallices mali i gjallices sali berisha zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...