Bota

Fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe të sëmurët kronikë

13 Korrik 2020, 09:24 Nga DOSJA
Fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, votojnë të

MAQEDONI E VERIUT– Nisin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Procesi i nisur më 13 korrik do të zgjasë tri ditë. Pjesë e zgjedhjeve do të jenë edhe të infektuarit me COVID-19, bashkë me të vetë-izoluarit përsa kohë ata kanë mundësi fizike për të shkuar në qendrat e votimit.

Nga 770 persona të infektuar me COVID-19 që kanë bërë kërkesë për të votuar, 716 prej tyre kanë mundësi të votojnë qysh sot pasi iu është pranuar kërkesa.

Nesër pritet të votojnë rreth 9 mijë persona të tjerë që janë të sëmurë kronikë dhe rrezikohen të infektohen nga COVID-19.

Ndërsa të mërkurën pritet të zhvillohet raundi i fundit të zgjedhjeve, kur mund të votojë gjithë pjesa tjetër e popullsisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll